Burimi:
Shkodraweb.com
Foto © Shkodraweb.com
Dita Ndërkombëtare e Maleve, ish- deputetja Koliqi: 5 zona malore të Shkodrës po dhurohen për betonizim…
Kjo ditë, e shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, që duhet të ishte dita në mbrojtje të bukurive natyrore të Alpeve Shqiptare dhe zonave të tjera malore, e gjen Shkodrën, me efektet shkatërruese të “Paketës së Maleve”. Janë 5 zona malore të Shkodrës, që po i dhurohen investitorëve strategjikë, për t’i betonizuar.Ligji, nuk mbron natyren, rrezikon speciet e rralla në rrezik zhdukjeje, lejon që siperfaqe pyjore, kullota, toke bujqësore të kthehen në tokë urbane ne funksion te ndertimit. Me tokat e bregdetit, qeveria krijoi konflikte sociale për resorte të ndërtuara në prona private, duke shpronësuar tokën jo me çmim tregu, por me çmim reference të caktuar nga qeveria. Në Veri, meqë tokën nuk ia regjistroi asnjëherë banorëve autoktonë, po shpall “Zonat me përparësi zhvillimi...