Thellohen divergjencat brenda selisë blu, demokratët akuzojnë Ramën dhe Berishën për pazare miliona euro, ja si…

Thellohen divergjencat brenda selisë blu, demokratët akuzojnë Ramën dhe Berishën për pazare miliona euro, ja si…

Divergjencat dhe sherret brenda selisë blu duket se janë thelluar. Kështu demokrati dhe ish zyrtari i lartë i PD, Edvin Kulluri, akuzoi kreun e PD, Sali Berisha për pazare me qeverinë, ndërsa denoncoi se familjarë të drejtuesve të Partisë Demokratike kanë marrë leje ndërtimi nga kryeministri Edi Rama në zonën bregdetare të Orikumit e Radhimës, por edhe në Dukat. Sipas tij, bëhet fjalë për mbi 40 certifikata prone që po marrin leje nga Rama. “Njerëzit e PD po marrin leje nga Edi Rama. Janë 40 e ca certifikata prone të njerëzve të lidhur me PD që po marrin leje nga Edi Rama duke grabitur tokat në zonën Orikum-Dukat, duke grabitur tokat, janë bashkë në biznes. Janë ortakët e drejtuesve të PD, njerëzit e afërt dhe...