Burimi:
Pcworld.al
Foto © Pcworld.al
Banka Qendrore Amerikan ul interesat por Bitcoin qëndron në vend
Çmimi i Bitcoin dhe Ethereum u luhat ditën e Mërkure pasi Rezerva Federale Amerikane uli interesat me 0.25 pikë përqindjeje ndërsa rregullatori në fjalë tha se do të rifillonte blerjen e Bonove të Thesarit. Megjithatë vlen të theksohet se vendimi i Rezervës Federale nuk ishte unanime ndërsa dy anëtarë të Komitetit Federal të Tregjeve të Hapura votuan për të mbajtur interesat bankare të pandryshuara ndërsa njëri votoi në favor të një reduktimi më të lartë të tyre. Bitcoin lëvizi në kufirin e 92 mijë dollarëve pas vendimit ndërsa Ethereum u rrit me 0.6 përqind në mbi 3,300 dollarë. Megjithatë gjatë natës pati një rënie të ndjeshme të kriptoaseteve ndërsa Bitcoin aktualisht këmbehet me 90,152 dollarë dhe Ethereum me 3,193 dollarë. Banka qendrore Amerikane po ecën...