Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
FOTOLAJM / Me kufje në veshë! Kush janë ambasadorët në seancën për kreun e ri të SPAK
Të ulur përballë kandidatëve të SPAK në Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë dhe ndërkombëtarët, të cilët po ndjekin nga afër përzgjedhjen e pasuesit të Altin Dumanit. Të ulur krah njëri-tjetrit qëndrojnë e dërguara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, ambasadori i delegacionit të BE, Silvio Gonzato, ambsadori britanik Nicholas Abbott dhe ai holandez Reinout Vos. 4 kandidatët, Adnan Xholi, Elvin Gogaj, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho do të shpalosin fillimisht plaformën e tyre. Votimi për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme bëhet i hapur dhe nominal dhe kryetar i ri zgjidhet kandidati që merr më shumë vota në Këshill.