Zgjedhja e kreut të SPAK/ Përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane, mbërrijnë në KLP

Zgjedhja e kreut të SPAK/ Përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane, mbërrijnë në KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë këtë të enjte kreun e ri të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Teksa duhen edhe pak minuta nga nisja e orarit zyrtar të mbledhjes, përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë kanë mbërritur në KLP për të ndjekur procesin nga afër. Në garë janë katër kandidatë, të cilët do të prezantojnë platformat e tyre dhe më pas do jetë KLP-ja, e cila do të përzgjedhë pasuesin e Altin Dumanit, për një mandat trevjeçar në krye të SPAK.