Courtois: Po të mos e donim trajnerin humbnim 6-0, sonte treguam se nuk jemi ekip i vdekur

Courtois: Po të mos e donim trajnerin humbnim 6-0, sonte treguam se nuk jemi ekip i vdekur

11 Dhjetor 2025 8:30 Alfred Lleshi Thibaut Courtois analizoi humbjen e radhës të Real Madridit dhe momentin e vështirë që po kalon ekipi, me vetëm 2 fitore në 8 ndeshjet e fundit. Portieri belg mori përgjegjësinë për golin e parë ndaj City: “Nuk e meritonim humbjen, ishte ndeshje e barabartë. Te 1-1 gabova unë, topi më erdhi shumë pranë dhe nuk e spastrova mirë. Pastaj na shënuan menjëherë për 2-1”. Ai theksoi se në pjesën e dytë skuadra mori kontrollin, por “topi nuk donte të hynte në rrjetë”. Courtois tregoi se për mungesën e Mbappé ekipi u informua në grumbullim: “Dje nuk dukej mirë. Është për t’u vlerësuar që erdhi të na mbështeste. Më mirë të humbasë një ndeshje sesa 10”. Ai mbrojti grupin dhe...