Sot, seancë maratonë në Kuvend: Nga interpelanca me Ramën, te zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe raporti i ODIHR

Sot, seancë maratonë në Kuvend: Nga interpelanca me Ramën, te zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe raporti i ODIHR

Pritet të jetë një maratonë seancë plenare sot, për shkak të mocionit me debat lidhur me gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, zgjedhje të cilat opozita vijon të mos i njohë, duke i cilësuar si të manipuluara. Diskutimet pritet të jenë të gjata dhe të shoqëruara me tension, pasi ky mocion konsiderohet nga opozita si një çështje thelbësore që lidhet me legjitimitetin e procesit elektoral. Seanca pritet të zgjatet ndjeshëm edhe për shkak të një rendi dite tepër të ngarkuar, ku krahas mocionit, janë programuar dy interpelanca, një me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa, dhe tjetra me Kryeministrin Edi Rama, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj. Rendi i ditës përfshin gjithashtu...