A po rekruton Rusia iranianë për luftën e saj në Ukrainë?

A po rekruton Rusia iranianë për luftën e saj në Ukrainë?

Fletushka janë shfaqur në kryeqytetin iranian, Teheran, për kontrata të leverdishme për burra që duan t’i bashkohen fushatës së luftës së Rusisë në Ukrainë. Ambasada e Rusisë në Teheran ka thënë se reklamat – të cilat u ofrojnë burrave iranianë të moshës 18 deri në 45 vjeçare shpërblim deri në 20.000 dollarë për t’u regjistruar dhe më pas pagë mujore rreth 2.000 dollarë – janë të rrejshme. Derisa vërtetësia e fletushkave është kundërshtuar nga Moska, dihet se Rusia ka përdorur rrjete të errëta për të rekrutuar mijëra të huaj për të luftuar për të në Ukrainë, përfshirë nga Lindja e Mesme, Azia Qendrore dhe Kuba. Radio Farda e Radios Evropa e Lirë (REL) i telefonoi në aplikacionin WhatsApp numrit të dhënë në reklamat e shfaqura....