Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Sot zgjidhet kreu i ri i SPAK, njihuni me katër kandidatët (Profilet)
Ditën e sotme do të zgjidhet kreu i ri i SPAK, Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Pasi kreut Altin Dumani i mbaron mandati më 16 dhjetor, për të marrë postin e tij ka katër kandidatura. Katër prokurorët në garë janë Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Klodjan Braho dhe Elvin Gokaj. Profilet e të katër kandidatëve: Adnan Xholi Adnan Xholi është emri më i përfolur deri më tani në garën për kreun e SPAK-ut, një nga njerëzit që qëndron në krah të drejtuesit Altin Dumani. Xholi u lind në Dibër më 6 korrik 1975. Përfundoi studimet si jurist pranë Fakultetit të Drejtësisë. Ka marrë emërimin si prokuror më 6 janar 2004. Ka pasur këto detyra: 01.05.1998-31.12.1999/ Oficer i Policisë Gjyqësore i Seksionit të Prokurorisë, në Prokurorinë e Rrethit...