Sot zgjidhet kreu i ri SPAK! SHBA, BE dhe Britania kërkojnë transparencë

Sot zgjidhet kreu i ri SPAK! SHBA, BE dhe Britania kërkojnë transparencë

Sot zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut. Teksa në mbledhjen që do të mbahet paraditen e sotme në orën 09:00, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme, që do të zëvendësojë Altin Dumanin. Katër kandidatët në garë për kreun e ri të SPAK janë prokurorët Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnan Xholi. Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme do të zgjidhet mes prokurorëve të SPAK për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rikandidimi.