CIA dhe shërbimi turk planifikojnë bazë të fshehtë ajrore në Qipro

CIA dhe shërbimi turk planifikojnë bazë të fshehtë ajrore në Qipro

Agjencia Qendrore e Inteligjencës së SHBA (CIA) po bashkëpunon me shërbimin turk të inteligjencës (MIT) për të ngritur një prani ajrore të maskuar në Republikën Turke të Qipros Veriore, me qëllim mbikëqyrjen e aktiviteteve në Lindjen e Mesme, raporton portali francez Intelligence Online. Sipas burimeve të portalit, plani përfshin blerjen dhe modifikimin e rreth 12 avionëve transportues C-130 Hercules që do të përdoren pa shenja identifikimi dhe për operacione të fshehta. Avionët, të blerë përmes ndërmjetësve dhe kompanive “guaskë”, pritet të stacionohen në bazën ajrore Geçitkale në Qipro të Veriut — zonë ku Turqia ka tashmë praninë e dronëve Bayraktar TB2 për mbrojtjen e interesave energjetike në Mesdhe. Burimet theksojnë se C-130 janë të përshtatshëm për operacione të tilla për shkak të përdorimit të tyre...