Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
U konfliktua me Salah, tifozët e Liverpulit i dalin në krah trajnerit Arne Slot
Adriatik BALLA Liverpuli, kampion në fuqi i Premier League angleze, po kalon një moment të vështirë këtë sezon, pasi ka një krisje të brendshme në marrëdhëniet mes trajnerit Arni Slot dhe lojtarëve kryesorë, përfshi sulmuesin kryesor të ekipit, egjiptianin Mohamad Salah. Situata duket e brishtë. Në fillim media gjykonte se egjiptiani kishte të drejtë, por pak nga pak në Angli po rreshtohen në krah të teknikut. Kështu, tifozët e Liverpulit dëshmuan se në cilën anë janë në përplasjen e trajnerit Arne Slot me lojtarin e rëndësishëm të skuadrës, Mohamed Salah. Rreth 5000 tifozë që kishin udhëtuar në Itali për ndeshjen e së martës me Interin, kanë thirrur zëshëm emrin e Slotit para dhe pas ndeshjes. Liverpuli e fitoi 1:0 ndeshjen e Ligës së Kampionëve. Dhe...