Fondet e IPARD/ BE kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33 milionë euro

Fondet e IPARD/ BE kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33 milionë euro

Bashkimi Evropian kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33.5 milionë euro në kuadër të programit IPARD 2. Kjo shumë konsiderohet si e shpenzuar në mënyrë të parregullt në harkun e viteve 2020-2022. Pas hetimeve të kryera, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit gjeti 52 raste të abuzimit me paratë që BE jep në kuadër të IPARD. “Çdo shumë që rezulton të jetë përdorur në mënyrë të parregullt do të duhet të kthehet në buxhetin e BE-së. Qeveria shqiptare ka angazhuar një kompani të jashtme të specializuar për të kryer një auditim të thelluar të granteve dhe pagesave të IPARD II, si edhe të sistemit të ri të brendshëm të menaxhimit dhe kontrollit. Tashmë që autoritetet kanë marrë rekomandimet e auditimit, ato po vlerësojnë masat përkatëse korrigjuese”,...