Grupi i vrasësve me pagesë, tre shqiptarë të arrestuar në Greqi

Grupi i vrasësve me pagesë, tre shqiptarë të arrestuar në Greqi

Teksa policia greke ende nuk ka dalë komunikim zyrtar lidhur me goditjen e një grupi kriminal shqiptaro-grek, përgjegjës për tentativën e vrasjes së mafiozit grek Jani Lala, janë mësuar detaje të reja nga operacioni. Tre prej të dyshuarve janë arrestuar, ndërsa një shqiptar i katërt është shpallur në kërkim. Bashkë me ta janë arrestuar edhe tre shtetas grekë, përfshirë edhe një femër. Në prangat e të ashtuquajturës “FBI” greke kanë rënë tre persona ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Ata akuzohen se janë të ngjarjes së ndodhur në 16 maj 2025, kur ndaj automjetit të blinduar të 41-vjecarit grek Jani Lala, u qëllua rreth 50 herë me armë zjarri, por pa mundur ta vrasin e as ta plagosin. Gjatë kontrollit, autoritetet gjetën pesë kallashnikovë,...