Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut, zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, Lyn Debevoise, ka zhvilluar sot një vizitë në Prokurorinë e Posaçme. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njofton se vizita kishte në fokus forcimin e bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe korrupsionit. Gjatë takimit, Debevoise shprehu vlerësimin e Uashingtonit për punën e kryeprokurorit Altin Dumani, veçanërisht për bashkëpunimin e tij me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit në goditjen e rrjeteve të paligjshme që kërcënojnë sigurinë e SHBA-së. “Përballja me krimin ndërkombëtar kërkon një angazhim të përbashkët. Sot, Zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore Lyn Debevoise vizitoi SPAK-un për të shprehur vlerësimin e Shteteve të Bashkuara...