Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
NATA E CHAMPIONS/ Manchester City bën “ligjin” në Bernabeu, Juventus nuk fal përballë Pafos
Manchester City është kthyer të bëjë skuadrën e madhe mbrëmjen e sotme në Champions League, duke përmbysur Real Madridin në “Santiago Bernabeu”. Ishin “los blancos” të cilët kaluan të parët në avantazh në minutën e 28-të me anë të Rodrygo-s, por O’Reilly barazoi gjithçka në minutën e 35-të, ndërsa dy minuta nga fundi Haaland kaloi “qytetarët” në avantazh. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në të dytën, të dyja skuadrat luajtën fort, por pa mundur të prodhojnë gola të tjerë. Ndërkohë në Torino, Juventusi fitoi 2-0 përballë Pafos, ku të dy golat u shënuan në pjesën e dytë me anë të McKennie dhe David. Ndeshja e transmetuar në televizionin kombëtar Vizion Plus prodhoi mjaft ritëm nga ana e të dyja skuadrave. Arsenali ka...