Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Trump: Kemi sekuestruar një tanker nafte pranë Venezuelës
Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një tanker nafte pranë brigjeve të Venezuelës. Këtë e tha Donald Trump gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se detaje të tjera do të komunikohen më vonë. Sipas informacione të para, bëhet fjalë për një tanker të sanksionuar nga Uashingtoni në kuadër të masave ndëshkuese kundër Karakasit. “Siç ndoshta e dini, sapo kemi sekuestruar një tanker nafte pranë brigjeve të Venezuelës. Një tanker shumë të madh, shumë të madh, në fakt më të madhin që është sekuestruar ndonjëherë”, tha presidenti amerikan. Trump nuk dha shpjegime për arsyet e këtij veprimi, i cili pritet të rrisë tensionet me Karakasin. “Dhe po ndodhin gjëra të tjera, do t’i shihni më vonë”, përfundoi presidenti. Prej kohësh Uashingtoni ka vënë në...