Konsumi i shumë pijeve energjike mund të çojë në goditje në tru

Konsumi i shumë pijeve energjike mund të çojë në goditje në tru

Konsumi i një numri të madh të pijeve energjike mund të çojë në goditje në tru, kanë sugjeruar mjekët. Pijet, të cilat përmbajnë nivele të larta të kafeinës dhe përbërësve të tjerë, mund të rrisin tensionin e gjakut, i cili dihet se rrit rrezikun e goditjes në tru, thanë ata. Mjekët nga NHS Trust i Spitaleve Universitare të Nottinghamit në Mbretërinë e Bashkuar treguan se si e trajtuan një burrë normalisht të shëndetshëm dhe në formë të mirë në të 50-at për një goditje në tru, e cila i shkaktoi dobësi të papritur në anën e majtë, si dhe paqëndrueshmëri dhe probleme me gëlltitjen dhe të folurin. Një skanim me rezonancë magnetike konfirmoi se ai kishte pësuar një lloj goditjeje iskemike, ku enët e vogla...