Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Sekuestrimi i cisternës me naftë në bregdetin e Venezuelës, Trump: Më e madhja që kemi bllokuar ndonjëherë
Cisterna e sekuestruar në bregdetin e Venezuelës është më e madha e kapur ndonjëherë’ u tha presidenti I Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gazetarëve gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë. I pyetur se çfarë do të ndodhë me naftën në cisternën e sekuestruar, Trump u përgjigj: “Epo, ne e mbajmë”Më vonë shtoi: “Supozohet që do ta mbajmë naftën.” Qeveria venezueliane ende nuk ka komentuar. Ngjarja vjen ndërsa SHBA ka shtuar praninë e saj ushtarake në rajon gjatë javëve të fundit, në një operacion që sipas Uashingtonit synon luftimin e trafikut të drogës. Ndërkohë, qeveria e Venezuelës thotë se beson që SHBA po përpiqet të rrëzojë nga pushteti presidentin Nicolás Maduro. Cilat janë marrëdhëniet e Venezuelës me SHBA-në? Gjatë muajve të fundit, Trump...