Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Humbje dhe lojë e dobët, Vllaznia e Martinit nuk gjen ritmin jashtë Shkodrës
Përveç rezultateve që nuk kanë qenë aty ku duhet dhe pretendojnë tek Vllaznia edhe loja e shkodranëve ka zhgënjyer në javët e fundit. Me skuadrën kuqeblu që duket se është “tjetërsuar” në krahasim me atë çfarë pamë dhe çfarë dhuroi në fazën e parë të Superiores. Ku nga shumë kush kuqeblutë u cilësuan si ekipi më simpatik dhe që dhuronte futbollin më të bukur në kampionat. Megjithatë shumëçka ka ndryshuar në 5-6 javët e fundit, ku niveli i shfaqur në fushë nga kuqeblutë ka rëndë ndjeshëm. E kjo u vërtetua edhe në ndeshjen e fundit të humbur 1-0 kundër Elbasanit, pavarësisht se loja e Vllaznisë u kushtëzua ndoshta edhe nga dalja me karton të kuq e Gjinit që në gjysmën e pjesës së parë. Dhe...