Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Nesër zgjidhet kreu i ri i SPAK, Karamuço: Mbi 30 diplomatë do monitorojnë procesin
I ftuar në një lidhje live për “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli mbi ngjarjen e rëndësishme që pritet të zhvillohet të enjten, kur kandidatët për kreun e ri të SPAK do të paraqesin platformat e tyre dhe më pas Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të votojë për drejtuesin e ri. Karamuço bëri me dije se rreth 30 përfaqësues ndërkombëtarë kanë kërkuar pjesëmarrje për të monitoruar nga afër procesin. Sipas Karamuços, kjo vëmendje e shtuar ndërkombëtare lidhet me shqetësimet e ngritura prej kohësh për mundësinë e ndërhyrjeve apo presioneve të jashtme ndaj procesit. Ai theksoi se, edhe pse jo të gjithë anëtarët e KLP-së mund të jenë pjesë e këtyre shqetësimeve prezenca e diplomatëve të huaj synon...