Goditet fisi Rraja nga SPAK, gazetarja jep detajet e forta të aksionit që sekuestroi 415 mijë euro

Goditet fisi Rraja nga SPAK, gazetarja jep detajet e forta të aksionit që sekuestroi 415 mijë euro

SPAK ka kryer sërish një goditje të fortë të grupeve kriminale. Këtë herë ka qenë fisi “Rraja” nën objektivën e Prokurorisë së Posacme që ka dalë me një njoftim zyrtar për aksionin e sotëm. 10 persona kanë rënë në pranga, mes të cilëve dhe djali i ish-deputetit Rraman Rraja, Rexhepi po ashtu dhe familjarët e tij, Gazmir dhe Përparim. Ndërsa janë shpallur në kërkim 3 persona të tjerë. Grupi është zbërthyer nga komunikimet ne SKY për trafikim lëndësh narkotike, ndërsa në studion e Top Story, gazetarja Dorjana Bezat dha detaje të tjera nga ky operacion. “Ishte operacion i pritshëm, nga zbërthimi i përgjimeve nga Sky Ecc. Hetimi ka nisur që në janar të vitit 2024, janë nxjerrë kodet dhe janë lidhur me emrat. Ky grup...