Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Alonso drejt shkarkimit, City i Guardiolës mund me përmbysje Realin dhe ‘vulos’ fatin e trajnerit spanjoll
Reali i Madridit është mposhtur nga Manchester City brenda në “Bernabeu”, me rezultatin 1-2 në sfidën e raundit të gjashtë të Ligës së Kampionëve dhe duke ‘vulosur’ në një farë mënyre fatin e trajnerit Xabi Alonso. Takimi nisi më mirë për të “Los Blancos”, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 28’ me Rodrygon, por pas 8 minutash, O’Reilly barazoi shifrat. Në fundin e pjesës së parë, Erling Haaland shënoi në mënyrë perfekte një penallti të fituar vetë, duke përmbysur takimin. Madrilenët u përpoqën të reagonin në pjesën e dytë, por pa mundur të gjenin rrjetën, duke marrë një humbje të rëndë në Champions. Kështu Reali bie momentalisht në vendin e 7-të me 12 pikë, ndërsa City ngjitet në vendin e katërt me 13...