Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Arsenal i pandalshëm në Champions. Juventus nuk fal në shtëpi, “digjet” Zhegrova. Mourinho “leksione” Conte-s (video)
Arsenal ka marrë fitoren e gjashtë rresht këtë sezon në Champions League. Sonte, “Topçinjtë” fituan në transfertë 0-3 ndaj Club Brugge, ku protagonisti kryesor ishte Noni Madueke, me dy gola. Goli i parë erdhi në minutën e 25-të, pasi mori një top pak më tutje se mesi i fushës, dribloi dy nga kundërshtarët dhe me një goditje nga distanca, “shkundi” rrjetën. Në fillim të pjesës së dytë, Madueke shënoi golin e dytë, këtë herë me kokë, pas krosimit të Martin Zubimendit. Në minutën e 56-të, ishte radha e Gabriel Martinelli për të shënuar me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë. Gabriel Martinelli është lojtari i parë i Arsenalit që shënon në pesë ndeshje radhazi në Champions League. Jose Mourinho mposht Antonio Conte-n....