“Bye bye” Alonso? Real Madrid e pëson sërish, këtë herë nga Man. City. Dortmund dhe Leverkusen hap fals në shtëpi (video)

“Bye bye” Alonso? Real Madrid e pëson sërish, këtë herë nga Man. City. Dortmund dhe Leverkusen hap fals në shtëpi (video)

Vazhdon të përkeqësohet situata te Real Madrid. Sikur të mos mjaftonte humbja e fundit 0-2 ndaj Celta Vigo-s në La Liga, sot marilenët janë mundur 1-2 nga Manchester City, për javën e gjashtë të Champions League. Në minutën e tretë ka një kontakt në kufijtë e zonës së rreptësisë mes Matheus Nunes dhe Vinicius Junior, braziliani pengohet, arbitri drejton gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Vinicius Junior nis festën. Ndërhyn VAR, ka faull ndaj Vinicius Junior, por është jashtë zonës së rreptësisë. Goditje dënimi për madrilenët, gjuan Federico Valverde, por topi përplaset në murin e City-t dhe përfundon në goditje këndi. Në mintuën e 28-të, madrilenët kanë kaluar në avantazh me Rodrygo-n, braziliani shënoi pas asistit të marrë nga Jude Bellingham dhe një daljeje...