56 milionshi i Arsenal shënon gol spektakolar, Rodrygo i tregon Alonso-s sa vlen (video)

56 milionshi i Arsenal shënon gol spektakolar, Rodrygo i tregon Alonso-s sa vlen (video)

10 Dhjetor 2025 21:35 Telesport Ka ardhur goli i parë në “Santiago Bernabeu”, në supersfidën e mbrëmjes, Real Madrid-Manchester City. Madrilenët kanë kaluar në avantazh me Rodrygo, braziliani shënoi pas asistit të marrë nga Jude Bellingham dhe një daljeje të bukur në krahun e djathtë të sulmit. Ky gol dhe paraqitja e Rodrygo-s sot mund të bëjë Xabi Alonso-n të ndërrojë mendje për brazilianin, pasi ka dhënë pak minutazh këtë sezon. Edhe në Brugge është zhbllokuar rezultati, ku Noni Madueke ka shënuar një gol tejet të bukur për Arsenalin. Sulmuesi anglez i ardhur nga Chelsea për 56 milionë euro, pasi mori një top pak më tutje se mesi i fushës, dribloi dy nga kundërshtarët dhe me një goditje nga distanca, “shkundi” rrjetën. SHIKOGOLATl