45′ e para: City “spektakël” në Bernabeu, Arsenal mjaftohet me “perlën” e Madueke. Mungon goli në Torino dhe “San Mames” (video)

45′ e para: City “spektakël” në Bernabeu, Arsenal mjaftohet me “perlën” e Madueke. Mungon goli në Torino dhe “San Mames” (video)

Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e mbrëmjes në Champions League. Në “Bernabeu”, pjesa e parë mes Real Madridit dhe Man. City është mbyllur 1-2 për “Qytetarët”. Në minutën e tretë ka një kontakt në kufijtë e zonës së rreptësisë mes Matheus Nunes dhe Vinicius Junior, braziliani pengohet, arbitri drejton gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Vinicius Junior nis festën. Ndërhyn VAR, ka faull ndaj Vinicius Junior, por është jashtë zonës së rreptësisë. Goditje dënimi për madrilenët, gjuan Federico Valverde, por topi përplaset në murin e City-t dhe përfundon në goditje këndi. Në mintuën e 28-të, madrilenët kanë kaluar në avantazh me Rodrygo-n, braziliani shënoi pas asistit të marrë nga Jude Bellingham dhe një daljeje të bukur në krahun e djathtë të sulmit....