Karamuço jep detaje për operacionin në Fushë Krujë: 3 persona janë larguar drejt Dubait

Karamuço jep detaje për operacionin në Fushë Krujë: 3 persona janë larguar drejt Dubait

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, foli në lidhje me aksionin e SAPK në Fushë Krujë, ku u godit një grup i dyshuar për trafik droge. Në Euronews, Karamuço shpjegoi tre persona dyshohet se janë larguar drejt Emirateve, ndërsa 11 urdhra arresti, janë ekzekutuar. Ai tha se zona e fushë Krujës dhe Malësisë së Krujës është dyshuar prej kohësh si vend i kultivimit të Cannabis sativa dhe i aktiviteteve kriminale, përfshirë edhe vrasje me pagesë ndërsa u shpreh se grupi dyshohet se ka dërguar drogë në vende të ndryshme të Evropës. Karamuço thekson se aktiviteti i tyre shtrihej në disa vende të Evropës dhe lidhej edhe me Amerikën Latine ndërsa shpjegoi se hetimet u koordinuan me Turqinë, Malin e Zi dhe vendet e tjera përmes informacionit...