Gjykatësi në New York urdhëron publikimin e dokumenteve nga çështja e Epstein

Gjykatësi në New York urdhëron publikimin e dokumenteve nga çështja e Epstein

Një gjykatës federal në New York ka miratuar publikimin e dokumenteve të jurisë së madhe të çështjes së trafikut seksual ndaj Jeffrey Epstein-it, në kuadër të një ligji të ri që kërkon transparencë të plotë mbi hetimet. Gjykatësi i Distriktit, Richard Berman, ka ndryshuar vendimin e tij të mëparshëm për të mbajtur të mbyllura materialet, duke argumentuar se Kongresi ka miratuar së fundi Ligjin për Transparencën e Dosjeve Epstein, i cili detyron Departamentin e Drejtësisë të publikojë dokumentet përkatëse. “Viktimat kanë të drejtë që identiteti dhe privatësia e tyre të mbrohen. Siguria dhe privatësia e tyre janë parësore”, thuhet në vendimin e gjykatësit Berman. Epstein ishte akuzuar për trafik seksual në korrik të vitit 2019, ndërsa u gjet i vdekur një muaj më vonë në qelinë...