Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Tensionet mes SHBA-ve dhe Venezuelës, Trump: Kemi sekuestruar një anije nafte venezueliane
Presidenti Donald Trump konfirmoi sot se SHBA-të kanë konfiskuar një anije cisternë nafte në brigjet e Venezuelës. “Siç ndoshta e dini, ne sapo kemi sekuestruar një anije cisternë në brigjet e Venezuelës”, tha Trump. “Një anije cisternë e madhe, shumë e madhe, më e madhja e sekuestruar ndonjëherë, në fakt”, shkruan presidenti. Presidenti nuk ofroi ndonjë shpjegim të menjëhershëm për këtë veprim, i cili ka të ngjarë të përshkallëzojë më tej tensionet me kombin e Amerikës së Jugut dhe presidentin Maduro. Top Channel