Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Model edhe për vendet e tjera të BE-së”/ Meloni vlerëson marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni theksoi se Italia ka punuar për zgjidhje inovative në menaxhimin e migracionit, duke veçuar si model bashkëpunimin me Shqipërinë për përpunimin e kërkesave për azil dhe procedurat e riatdhesimit jashtë Bashkimit Europian, por nën juridiksion europian. Sipas Melonit, ky protokoll ka hapur rrugën për marrëveshje të ngjashme në nivel të BE-së. Këtë e dëshmon edhe marrëveshja e arritur së fundmi nga ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare për futjen e konceptit të “vendeve të treta të sigurta” “Italia ka punuar gjithashtu për të propozuar zgjidhje inovative, të cilat tani shihen me interes të shtuar dhe gradualisht po bëhen praktikë e zakonshme. I referohem para së gjithash Protokollit të bashkëpunimit që nënshkruam me Shqipërinë. Dëshiroj të përshëndes dhe të falënderoj Ministren e...