Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Fiks Fare/ Fëmijët që terrorizojnë Shkodrën, godasin dhe vjedhin banorët. Institucionet në kolaps: Nuk kemi çfarë t’u bëjmë
Një grup fëmijësh të moshës 12–14 vjeç kanë kthyer një lagje të Shkodrës në zonë të frikës, duke goditur, kërcënuar dhe grabitur banorët. Ndërkohë, policia thotë se “janë minorenë dhe nuk mund të mbahen”, shkolla deklaron se “nuk ka probleme në ambientet e saj”, ndërsa nëna e njërit prej djemve shpërthen: “Jam dorëzuar, çfarë të bëj më? Le ta fusin në burg.” Në redaksinë e “Fiks Fare” ka mbërritur një ankesë e fortë prej disa personash, ku një grup të miturish janë kthyer në tmerr për banorët e zonës. Sipas denoncuesve, fëmijët godasin këdo që nuk u jep para dhe policia edhe kur ndërhyn, detyrohet t’i lirojë menjëherë. Një i ri, viktimë e këtij grupi, rrëfen se është qëlluar dhe i janë kërkuar para me...