Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
FNSH zbarkoi në Fushë Krujë, goditen Rrajat! Mes të arrestuarve djali i ish deputetit PS! Trafikuan 2.4 ton drogë, sekuestrohen 430 mijë euro
Nga Syri Tv Zbërthimet e SKY ECC të kryqëzuara me të dhëna të dosjeve të Prokurorisë kanë sjellë goditjen e grupit kriminal të Rrajave në Fushë Kruje të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe grup të strukturuar kriminal. Syri Tv mëson se deri tani janë lëshuar në total 14 masa sigurie, 7 prej të cilave janë ekzekutuar, 4 janë në kërkim, ndërkohë që 3 pjesëtarë të këtij grupi janë në qeli se janë arrestuar më herët. Mes të arrestuarëve është dhe Rexhep Rraja, djali i ish deputetit socialist, Rrahman Rraja, i cili është një emër i njohur për drejtësinë, fillimisht në atë që njihet si dosja e Xhisiela Malokut, ku u kërcënua dhe oficeri Emiljano Nuhu që u detyrua të braktiste vendin, si dhe përplasjen mes...