Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Ndizen dritat e pemës së Vitit të Ri në Belsh, koncert festiv nga fëmijët në pedonalen e qytetit
Aktualitet E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 21:11 Bashkia Belsh ka ndezur dritat e pemës së Vitit të Ri dhe zbukurimeve festive në pedonalen e qytetit. Fëmijët performuan me këngë, recitime dhe valle pranë pemës, duke sjellë atmosferë gëzimi për të gjithë të pranishmit. Momentin e numërimit për ndezjen e dekorit e realizuan së bashku fëmijët, prindërit dhe nënkryetarja e Bashkisë Belsh, duke shënuar kështu hapjen zyrtare të festimeve të fundvitit në qytet.