Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Ajax e bën “sefte”, “Nëndetësja e Verdhë” përmbytet në shtëpi (video)
Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për sot në Champions League. Në “Estadio de la Ceramica”, Villareal u mund 2-3 nga Copenhagen. Danezët gjetën avantazhin që në minutën e 2-të, me Mohamed Elyounoussi, i cili shënoi pas asistit perfekt të Marcos Lopez. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat, 0-1. Pjesa e dytë nis vrullshëm, ku shënohen 3 gola në 9 minuta. Në minutën e 46-të, Villarreal barazon shifrat me Comesana. Një minutë më pas, Copenhagen kalon sërish në avantazh me Achouri, i cili shënoi pas asistit të Zague. Në minutën e 55-të, Oluëasey barazoi sërish shifrat për “Nëndetësen e Verdhë”. Goli i fitores së madhe për danezët do të vinte në minutën e 90′ me Andreas Cornelius. Në Baku, Qarabag edhe pse kaloi dy...