Nis vrullshëm në “Bernabeu”, Real Madrid pretendon për penallti. Vinicius Junior feston para kohe

Nis vrullshëm në “Bernabeu”, Real Madrid pretendon për penallti. Vinicius Junior feston para kohe

10 Dhjetor 2025 21:12 Telesport Ka nisur vrullshëm supersfida mes Real Madridit dhe Man. City-t në “Santiago Bernabeu”, e vlefshme për javën e 6-të në Champions League. Në minutën e tretë ka një kontakt në kufijtë e zonës së rreptësisë mes Matheus Nunes dhe Vinicius Junior, braziliani pengohet, arbitri drejton gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Vinicius Junior nis festën. Ndërhyn VAR, ka faull ndaj Vinicius Junior, por është jashtë zonës së rreptësisë. Goditje dënimi për madrilenët, gjuan Federico Valverde, por topi përplaset në murin e City-t dhe përfundon në goditje këndi. Rezultati vazhdon 0-0, njësoj si në sfidat e tjera.