Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Nga drejtësi e pavarur, kemi ndërtuar një korporatë”/ Meçe: Sistemi i drejtësisë ka ndërhyrë në nivelet më të larat të pushtetit
Në studion e “Tirana Live” në ABC Neës, analisti Arben Meçe ngriti një sërë shqetësimesh lidhur me funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe ndërthurjen e tij me politikën. Ai theksoi se mungon një mekanizëm i qartë matjeje të punës që justifikon pagat në organet e drejtësisë, duke nënvizuar se struktura aktuale është shndërruar në një “korporatë” me fuqi të zgjeruara. Sipas Meçes, pezullimi i zëvendëskryeministres ka nxjerrë në pah ndërhyrje të pazakonta dhe kompetenca të tepërta të organeve të drejtësisë, deri në atë pikë sa një prokuror i thjeshtë mund të ndikojë në nivelet më të larta të ekzekutivit. Ai shtoi se në raste të tilla Parlamenti duhet të marrë rol aktiv në transparencë, ndërsa shprehu bindjen se SPAK po shmang përballjen me Kuvendin. Analisti...