Gara për Avokatin e Popullit, Këlliçi zbulon dy kandidatët e opozitës: Shabani nuk ka lidhje me PD-në

Gara për Avokatin e Popullit, Këlliçi zbulon dy kandidatët e opozitës: Shabani nuk ka lidhje me PD-në

Adriana Kalaja dhe Besim Ndregjoni janë dy kandidatët e opozitës për Avokatin e Popullit. Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i zbuloi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN dy emrat që PD mbështet për postin e Avokatit të Popullit, duke theksuar se Endri Shabani nuk ka asnjë lidhje me PD-në dhe nuk mund të konsiderohet kandidaturë opozitare. “Janë emrat që u është dhënë mbështetje nga PD kemi depozituar një shkresë. Shabani nuk ka lidhje me PD nuk është propozim i PD por ajo ka qenë fazë e pëlqimit për të shprehur kandidaturën para komisionit të ligjeve për këtë pozicion por kur janë mbledhur kandidatura zyrtare ne nuk mund të konsiderojmë Shabanin kandidaturë tonën, se nuk ka lidhje me PD e opozitën...