100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama: Ishte si një masë graniti në Shqipërinë e Re. Nderi, parimi që vë një popull..

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama: Ishte si një masë graniti në Shqipërinë e Re. Nderi, parimi që vë një popull..

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin për 100-vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut. Ai theksoi se kjo mbrëmje solemne nderon vlerat tona kombëtare e vlerëson njerëzit që frymëzojnë të tashmen dhe të ardhmen europiane. “Në çdo kthesë të historisë kur shqiptarët janë mbledhur apo janë gjendur bashkë për të vendosur një gur të ri në rrugën e gjatë të përpjekjes kombëtare, po për të ngritur një shtyllë të re të shtetësisë tonë të brishtë, ata i kanë kthyer sytë me vetëdije apo pa vetëdije, nga figura që qëndron në zemër të qenies tonë si subjekt kombëtar dhe shtetëror, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Ai zgjodhi luftën e drejt në një epokë të fundosur në padrejtësi, prijësi që mbrojti atdheun. Pagëzori i identitetit tonë kombëtar dhe përkatësisë tonë...