Sulmi më i mirë në Superiore, 21 gola të shënuara

Sulmi më i mirë në Superiore, 21 gola të shënuara

Dinamo ka arritur një formë shumë të mirë në dy javët e fundit, duke shënuar 9 gola në dy ndeshje dhe duke marrë dy fitore radhazi. Fitorja 0-3 në transfertë ndaj Flamurtarit konfirmoi progresin e skuadrës së Dajës pas suksesit 6-2 kundër Tiranës. Me 21 gola të shënuar në 15 javë, Dinamo tani ka sulmin më të mirë në Superiore, duke kaluar Vllazninë dhe Egnatian. Ndërkohë, mbrojtja e bluve mbetet një ndër më solidet, me vetëm 9 gola të pësuar. Pjesa më e madhe e golave është e shpërndarë mes 10 autorëve të ndryshëm, me Bregun që kryeson me 5 realizime. Rritja në formë ka rikthyer Dinamon në garën për “Final 4”, ku aktualisht renditet e treta me 26 pikë. Megjithatë, disa lojtarë që priteshin...