Video/ Pjesë e ‘Flotës Fantazmë’ të Rusisë, goditet anija cisternë e naftës në Detin e Zi, dronët ujorë ukrainas shkaktojnë dëme të rënda

Video/ Pjesë e ‘Flotës Fantazmë’ të Rusisë, goditet anija cisternë e naftës në Detin e Zi, dronët ujorë ukrainas shkaktojnë dëme të rënda

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës, SBU, ka përdorur dronë detarë për të goditur një anije cisternë nafte që i përkiste “flotës në hije” të Rusisë në Detin e Zi, duke i shkaktuar dëme të rënda ndërsa ajo lundronte brenda zonës ekskluzive ekonomike të Ukrainës. Sipas burimeve, tankeri po shkonte me shpejtësi drejt terminalit e Novorossiysk, me sistemin automatik të identifikimit të çaktivizuar, kur u godit nga dronët ukrainas. Sulmi shkaktoi “dëme kritike”, me shpërthime që goditën rëndë pjesën e pasme të anijes. Pamjet video të siguruara nga burimi tregojnë momentin e shpërthimeve të fuqishme në anije. Sipas vlerësimeve paraprake, cisterna Dashan dyshohet se është nxjerrë jashtë përdorimit. Cisterna Dashan kushton rreth 30 milionë dollarë dhe zakonisht transporton ngarkesa nafte me vlerë deri në 60 milionë...