Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Korça nderon patriotët, homazhe dhe ekspozita në 109-vjetorin e shpalljes krahinë autonome
109-vjetori i shpalljes së Krahinës Autonome të Korçës, një nga momentet më domethënëse të historisë sonë, kur Korça u shndërrua në model të vetëqeverisjes, qytetarisë dhe organizimit institucional është përcjellë mes aktivitetesh të shumta. Në këtë ditë simbolike Këshilli i Qarkut të Korçës ka organizuar në shenjë nderimi aktivitete të shumta kulturore, historike dhe përkujtimore si një homazh për vizionin e patriotëve korçarë dhe një kujtesë për vlerat e qytetarisë, arsimit dhe bashkimit. Në Shtëpinë e Flamurit, godinën simbol të kësaj dite nuk kanë munguar as ekspozimet e dokumenteve dhe dëshmive të kohës të sjella nga Koleksionisti dhe historiani Niko Kotherja Çdo 10 dhjetor Korça kujton shpalljen e Krahinës Autonome të Korçës përmes aktiviteteve që shërbejnë si një urë mes së shkuarës dhe së sotmes, duke...