Tragjike në Marok/ 22 viktima nga shembja e dy ndërtesave 4-katëshe, plagosen 16 persona të tjerë

Tragjike në Marok/ 22 viktima nga shembja e dy ndërtesave 4-katëshe, plagosen 16 persona të tjerë

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë kanë pësuar dëmtime serioze pasi dy ndërtesa u shembën në qytetin maroken Fez. Sipas zyrtarëve lokalë, në ndërtesat e banimit katërkatëshe që u shembën jetonin tetë familje. Disa media marokene raportojnë se ndërtesat, ishin të dëmtuara për disa vite dhe se kishin treguar shenja përkeqësimi për vite me radhë. Një operacion kërkim-shpëtimi është duke vazhduar për të gjetur këdo që mund të jetë ende i bllokuar nën rrënoja. Banorët e ndërtesave aty pranë janë evakuuar si masë parandaluese, raportojnë mediat shtetërore. Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shembjen ose se sa njerëz vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur. Fez, është një nga qytetet më të vjetra të vendit të Afrikës së Veriut, me...