Gara për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pedagogia Konomi hyn në konkurrencë

Gara për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pedagogia Konomi hyn në konkurrencë

Pedagogia Ingrid Konomi, një emër i ri që sjell frymë profesionale në garën për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë Pedagogia dhe studiuesja e njohur e financës, Ingrid Konomi (Prof. Asoc. Dr.), është zyrtarisht një nga kandidaturat për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, një nga institucionet më të rëndësishme për stabilitetin monetar dhe financiar të vendit. Konomi, e cila prej vitesh kontribuon në Departamentin e Financës me kërkim shkencor dhe mësimdhënie, sjell një profil që ndërthur ekspertizën akademike me përvojën në administratë publike. Ajo ka botuar artikuj shkencorë mbi inflacionin, kursin e këmbimit dhe tregjet financiare, duke e bërë një zë të informuar për sfidat ekonomike që po kalon Shqipëria. Por ndërsa prurjet e reja si Konomi shfaqen rrallë në këtë proces, vërehet një...