“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Kreu i Partisë Mundësia organizoi sot në Tiranë një tryezë të hapur për mbrojtjen e drejtësisë në luftën e saj ndaj korrupsionit. Pjesë e tryezës ishin anëtarë të shoqërisë civile dhe jo vetëm politikanë opozitarë. Shehaj theksoi se qytetarët sot nuk e kanë humbur pulsin opozitar, por kërkojnë besueshmëri nga aktorët politikë kundër qeverisë. Shehaj përmendi se edhe politikanë me pushtet politik sot janë në hetim nga drejtësia, prandaj kjo e fundit po merr sulme nga pushteti që kërkon tëe minojë punën e saj. Agron Shehaj: Arsyeja pse jemi mbledhur kështu është se ndërkohë që shoqëria shqiptare sheh dritë në fund të tunelit, shohim një sulm të paprecedent ndaj drejtësisë dhe një reagim të partive opozitare që nuk ka ndezur tek qytetarët një reagim. Dhe pyesim...