Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Hemodializa është kthyer në monopol/ Deputetët akuza për abuzime në koncesionin e fituar nga kompanitë e Klodian Allajbeut
Në Komisionin e Ekonomisë ku po diskutohet projektligji për koncesionet dhe PPP, deputetët ngritën me shqetësim transferimin e kontratave koncensionare nga njëra kompani në tjetrën referuar kjo kryesisht kontratave konçensionare në shëndetësi të cilat janë kthyer në monopol. Rasti konkret lidhet me kontratën koncensionare të hemodializës e cila u dha në vitin 2016 për 10 vite Spitalit Amerikan dhe shoqërisë Evita SHPK pas të cilave qëndron biznesmeni Klodian Allajbeu. Nga Evita Shpk dhe Spitali Amerikan u krijua kompania Dia Vita me të cilën lidhi kontratë Ministria e Shëndetësisë për të ofruar shërbim për pacientët me insuficiencë renale në 5 spitale rajonale si Shkodër, Lezhë, Vlorë, Elbasan dhe Korçë. “Duhet hequr, kalohen kontrata nga njëri te tjetri në shëndetësi e ka bërë monopol”, u shpreh deputeti...