Hysaj për Botërorin: Polonia sfidë e madhe, ja kush është favorit për finalen

Hysaj për Botërorin: Polonia sfidë e madhe, ja kush është favorit për finalen

Elseid Hysaj ishte një nga lojtarët më të spikatur te Kombëtarja shqiptare, në kualifikueset e Botërorit. 31-vjeçari tregoi formë të shkëlqyer në krahun e djathtë të mbrojtjes, ashtu si në kohët e tij më të mira. Së fundmi, ai ka folur për rrugëtimin e Shqipërisë. Hysaj deklaroi se ky edicion që sapo u mbyll, mund të ketë qenë më i suksesshmi me Kombëtaren, sepse u arritën rezultate shumë të mira. Mbrojtësi theksoi se ishte një grup shumë i fortë, ku pak besonin te vendi i dytë, ndërsa shprehu keqardhje për ndeshjen ndaj Serbisë në Tiranë, ku sipas tij, kuqezinjtë meritonin fitoren, për atë që treguan në fushë. “Këtë vit besoj se mund të ketë qenë më i miri me Kombëtaren vërtetë. Ishte grup shumë i...