Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Trump njofton paketën mbështetëse prej 12 miliardë dollarësh për fermerët!
Fermerët amerikanë të goditur nga situata ekonomike, e mirëpritën një paketë ndihme prej 12 miliardë dollarësh të njoftuar nga Presidenti Donald Trump së fundmi. Por ata thanë se nuk ishte e mjaftueshme për të kompensuar plotësisht çmimet e ulëta të të korrave dhe mundësitë e humbura të eksportit për shkak të luftës tregtare të presidentit amerikan. Ndihma financiare do t’i ndihmonte fermerët të përgatiteshin për sezonin e ardhshëm të rritjes, thanë për “Reuters” fermerët dhe organizatat bujqësore, ekonomistë bujqësorë dhe bankierë. Por ata theksuan se ndihma do të mbulonte vetëm një pjesë të vogël të humbjeve dhe nuk do të shpëtonte ekonominë e dëmtuar bujqësore të SHBA-së. “Kjo mbështetje do të veprojë si një shpëtim për ata që po përpiqen të mbijetojnë deri vitin e...