Plani 20-pikësh i Shtëpisë së Bardhë për Gazën/ Netanyahu do të festojë Vitin e Ri në Majemi, kryeministri izraelit në takim me Trump

Plani 20-pikësh i Shtëpisë së Bardhë për Gazën/ Netanyahu do të festojë Vitin e Ri në Majemi, kryeministri izraelit në takim me Trump

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë më 28 dhjetor nga Izraeli drejt Miamit, ku një ditë më pas pritet të takohet me presidentin amerikan Donald Trump dhe këshilltarët e tij më të lartë në rezidencën e Mar-a-Lago. Për vizitën e dytë në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë izraelite ka vendosur të mos lejojë praninë e gazetarëve në bordin e avionit qeveritar “Wing of Zion”, pavarësisht se ai është i pajisur me një seksion të posaçëm për median. Sipas mediave ndërkombëtare, është planifikuar të kthehet në shtëpi më 1 janar dhe të mbërrijë në Izrael të nesërmen. Vizita vjen në një kohë kur administrata Trump po shtyn përpara fillimin e fazës së dytë të planit 20-pikësh të Shtëpisë së Bardhë për Gazën. Top Channel