Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Zyrtarët amerikanë: Turistët që hyjnë në SHBA, do tregojnë historikun e 5 viteve të fundit të rrjeteve sociale
Turistëve nga dhjetëra vende, mund t’u kërkohet historiku pesëvjeçar i mediave sociale, si kusht për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, sipas një propozimi të ri të zbuluar nga zyrtarët amerikanë. Kushti i ri do të prekë njerëz nga dhjetëra vende që kanë të drejtë të vizitojnë SHBA-në për 90 ditë pa vizë, për sa kohë që kanë plotësuar një formular të Sistemit Elektronik për Autorizimin e Udhëtimit (ESTA). Sipas propozimit, vizitorëve do t’u kërkohet të japin të dhënat e mediave të tyre sociale nga 5 vitet e fundit”, pa dhënë detaje të mëtejshme se cilat informacione specifike do të kërkohen. Që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar, Presidenti Donald Trump ka ndërmarrë hapa për të forcuar kufijtë e SHBA-së, duke përmendur...